Duka në "360 grade": Rama i rrezikshëm, kush do ishte vetëvrasja e Lulzim Bashës

Duka në "360 grade": Rama i rrezikshëm, kush do ishte

Politikani Agron Duka i ftuar mbrëmjen e 19 shtatorit në "360 Gradë" në Ora News, deklaroi se Rama është mjeshtër i propagandës duke përhapur lajme të qëllimshme sikur bashkëpunon me opozitën.

Duka: Rama nuk mund të mendojë për një mandat të tretë, por ka një rrezikshmëri të madhe. Rama është mjeshtër i PR dhe Underground-it. Ka përdorur dy teza që nëse depërtojnë në popull bëjnë shumë dëm dhe ia zgjasin jetën. E para është: Ne jemi të përsosur dhe më të mirët dhe nuk ka kush të na vijë. Në fakt ka kush të vijë. Teza e dyta: Eshte ajo që jemi në një vend ne do të bëjmë qeveri në një vend me Bashën. Ai e bën qëllimisht këtë.

Unë ia kam thënë shprehimisht Lul Bashës. Lul Basha duhet ta thotë më forcë që nuk kam marrëveshje me Ramën. Unë jam i bindur që është kështu. E ka thënë edhe publikisht edhe në sy. Do të ishte vetëvrasje politike, qoftë individuale, edhe  PD-se edhe e opozitës. Ramën i zgjasin jetën deklaratat: Nuk ka alternativë më të mirë e unë dhe unë do qeveris me Bashën.Nuk besoj që ka burrë nëne ta marrë përsipër këtë punë të bëjë underground me të. 

.


EMISIONET