Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora deklaroi se një pjesë e deputetëve që ishin në parlament, para djegies së mandateve nuk kishin folur asnjëherë , madje nuk kishin shkruar asnjë status në facebook.

Ndërsa Duka shtoi se Parlamenti sot ka nivelin e Ver Llapës.

Pjesë nga biseda në studio: 

Murrizi: Kanë hyrë me zor ata deputetë aty? 

Shehi: Jo, jo ata kanë hyrë me qejf aty. 

Murrizi: Po kush i ka vënë në listë? Kush ja dha mundësinë?

Shehi: Këta janë të lumtur që janë aty. 

Duka: Të paktën këshilloji që kur të bëjnë ndonjë status në facebook, tia japin ndonjë gazetari që tia bëjnë lajm dhe të mos flasin se kur flasin është turp i madh. 

Murrizi: Po edhe një pjeë të atyre që ishin se mos i dëgjove të flasin apo të bëjnë ndonjë status. Sepse po i more se kanë bërtitur një herë në cadër, apo se i ke njohur një herë në autobuz dhe i fut në Parlament. 

Duka: Në parlament ka nivelin e Ver Llapës. 

Murrizi: Pse këta e prunë nivelin e Ver Llapës? Më mirë të kenë nivelin e Verit apo të bandave?


/Ora News.tv/