Duka: Mungesa e rimbursimit të TVSH-së, vepër e burokratëve të Ministrisë së Financave

Duka: Mungesa e rimbursimit të TVSH-së, vepër e burokratëve

Pak kohë më parë, Federata Shqiptare akuzoi Ministrinë e Financave se nuk kishte rimbursuar TVSH-së e ndërtimit të stadiumit "Arena Kombëtare". Një çështje që për kreun e FSHF-së, Armand Duka nuk është një lëvizje e kryeministrit të vendit por e burokratëve të vegjël në Ministri. I ftuar në "Intervista e Mbrëmjes", Duka u shpreh:

"Ne kemi planifikuar një "X" buxhet dhe buxheti i financuar në stadiumin "Kombëtar" është vetëm buxhet i donatorëve të FSHF-së, që është nëpërmjet projekteve të UEFA-s dhe nuk kemi mundësi ta tejkalojmë atë buxhet. Qeveria apo gjithë të tjerat nuk kanë asnjë kontribut financiar aty por të paktën sipas ekspertëve, rimbursimi i TVSH-së është një gjë që i takon të bëhet. Ministria e Financave, Drejtoria e Tatimeve e ka refuzuar një gjë të tillë. Kjo na cënon vërtetë, pasi kaq ishte buxheti i planifikuar."

Hapat që do ndërmerren?

"Arsyeje s'ka. Sebebi është absurd. Se ne kemi aplikuar një javë më vonë se sa duhet për rimbursim. Ok nëse kemi aplikuar një javë më vonë, le të na rimbursojnë të javës më pas. Është një gjë që na takon dhe në fund të fundit e pengon përfundimin. Besoj se është ndonjë lëvizje e atyre burokratëve të vegjël, pasi kryeministri e mbështet mbylljen sa më shpejt të punimeve të stadiumit. Por si mund të pengosh ndërtimin e një vepre aq madhore?"-deklaroi Duka.




EMISIONET