Duka tregon arsyet pse PAA nuk pranoi të hyjë në Parlament

Duka tregon arsyet pse PAA nuk pranoi të hyjë në Parlament

Kryetari i PPA, Agron Duka i ftuar në emisionin "Arena" në RTV ORA tha se deklarata e sotme e Presidenti Meta do të pasohet me negocimin per zgjidhjen e krizes. 

Duka tregoi edhe arsyet pse PAA nuk pranoi të hyjë në Parlament.

Agron Duka: Presidenti me ato deklarata dha mesazhin që ka një krizë politike në Shqipëri. Ndoshta do ta pasojë më vonë me negocimin mes palëve që të gjendet një rrugëzgjidhje.

Dritan Hila: Ju nuk e keni idenë që në një farë mënyrë opozita krijon një problem dhe pastaj thotë si do ta zgjidhim këtë problem?

Agron Duka: Unë kam qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër bojkotit. Pyetja që më bëhet është nëse jeni kështu pse nuk hytë në Parlament? Nuk hymë për arsye se është një miksim i problemeve. Për shkak të marrëveshjes së 17 majit në hymë tek sigla e PD dhe duket e amoralshme që të shkojmë me ca vota që nuk dimë ti ndajmë sa kanë qenë të PD apo të PAA dhe në një kohë që vetë PD del nga Parlamenti ne të shkojmë ta zëvendësojmë, nuk e zëvendësojmë dot.


EMISIONET