Duka: I njihja objektivat e Partizanit, ju tregoj të ardhmen time

Duka: I njihja objektivat e Partizanit, ju tregoj të ardhmen time

Ai është një prej zbulimeve të sezonit. Dilaver Duka, mesfushori i ardhur nga Amerika me kërkesë ekstra nga trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dhuruar një paraqitje dinjitoze, duke fituar simpatinë e tifozëve të Superiores.

Ndërkohë, përpara ndeshjes me Kukësin, Duka doli në konferencën e zakonshme për shtyp ku zbuloi pozicionin që ndihet më mirë dhe të ardhmen e tij tek të kuqtë. 

Jeni përshtatur siç duhet?

Duka: Skuadra është e mirë, e organizuar. Ndihem mirë. Kur erdha nuk isha shumë mirë fizikisht, tani ndihem mirë.

Kush është roli juaj natyral në fushë?

Duka: Pozicioni im është pas sulmuesve. Më mirë ndihem aty, profili është sulmues. Kam pasur edhe të luaj në krah, por mendoj që më e mira ime është pas sulmuesve?


Do të qëndroni te Partzani?

Duka: Do të flas me trajnerin dhe drejtuesit, shpresoj të vazhdoj këtu.

Kontributi juaj?

Duka: Që kur erdha këtu, fola me drejtorin dhe trajnerin, mësova objektivat. Klubi kishte entuziast të madh. Mendoj se kam dhënë të mirën.

U menduat si lojtar për kombëtaren në fillim?

Duka: Nuk mund të flas për këtë. Mund të flas për Partizanin. Kam biseduar edhe me Gegën, drejtuesit më bën të ditura objektivat dhe jam i kënaqur me zgjedhjen që kam bërë.

Diferencat?

Duka: Ka shumë ndryshime, edhe ku unë kam luajtur, por edhe me vend e të tjera të Europës. Këtu luhet futboll i mirë, më mirë seç mendoja. Ka shumë talente.

Është Gega në treshen më të mira të trajnervë që iu ka stërvitur?

Duka: Çdo lojtar ka pika të mira dhe të dobta. E njoh nga e kaluar Gegën. Ishte trajner në Amerikë, kualitativ. Ai që mbani mend më shumë është ai me të cilin fitoni.

Keni emra konkret kush iu ka impresionuar në Shqipëri?

Duka: Nuk do të ishte e drejtë të thoja një emër. Telushi përshembull është me teknikë të madhe edhe eksperiencë gjithashtu. Më kanë folur për të edhe përpara se të vija, por tani që e pash vet.

Do të mësoni shqip ?

Gega: Do të bëj të pamundur për tu shprehur edhe më mirë shqip. Megjithatë, për momentn e kam më komode në anglisht. Këtë vit Partizanit i erdhi mrekullia nga Amerika,

 
Gega, Rama dhe Duka…

Gega: Nuk mendoj se nga vijnë njerëzit, suksesi vjen nga njerëzit e zgjedhur nga skuadra. Kjo është ajo çfarë une mendoj."-përfundoi mesfushori.

EMISIONET