A duhet të udhëtojë Xherdan Shaqiri drejt Serbisë?

A duhet të udhëtojë Xherdan Shaqiri drejt Serbisë?

Edhe pse na ndajnë shumë ditë nga mbrëmja e 6 nëntorit, gazetat serbe dhe jo vetëm merren me çështjen "Xherdan Shaqiri". Data përkon me sfidën e Champions League, Crvena Zvezda-Liverpool, me këto të fundit që në radhët e saj ka mesfushorin kosovar, i cili përfaqëson ngjyrat e Zvicrës në nivel kombëtaresh.

Deri tani asgjë e jashtëligjshme. Edhe fakti që Shaqiri do të udhëtojë drejt Serbisë nuk është e jashtëligjshme, por shumë media, sidomos ato serbe shtojnë se nëse mesfushori udhëton drejt Beogradit, turma do të jetë e vështirë për tu kontrolluar dhe jeta e Shaqirit do të ishte vërtetë në rrezik. Liverpooli mund të tregojë kujdes dhe të vendosë kundër grumbullimit të tij në skuadrën që do të udhëtojë drejt Serbisë, pasi tensioni politik dhe pritja potencialisht e rënduar mund të jenë shumë të diskutueshme.

Drejtori sportiv i Yllit të Kuq, Zvezdan Terziç zbuloi se skuadra e tij do të bëjë detyrën e tyre për të mbrojtur Shaqirin së bashku me Liverpoolin, megjithëse theksoi ndikimin e situatës.

"Unë mendoj se Shaqiri do t'i nënshtrohet presionit të jashtëzakonshëm psikologjik", tha Terziç për gazetën serbe Kurir.

"Ai e di se ku do të shkojë. E di mirë se klubi ynë është një simbol i Serbisë, ndryshe nga Partizani i Beogradit, i cili përfaqëson Jugosllavinë më shumë. Unë nuk e di nëse ai do të jetë i gatshëm të luajë në "Marakana" në këto kushte, kështu që dyshoj që ai do të vijë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Shaqirin të ndihet sikur mund të luajë futboll, është detyra jonë ta mbrojmë atë."

Xherdan Shaqiri u bë objekt sulmi i gazetave serbe, pasi gjatë Kupës së Botës ishte pikërisht ai i cili i hoqi pikë në ndeshjen ndaj Zvicrës, ku disa sekonda përpara fundi shënoi për 2-1.

Përveçse kësaj, Shaqiri shkoi edhe më larg, duke festuar me simbolin e shqiponjës dykrenare, një simbol i cili personifikon bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm, ide që nuk pëlqehet aspak nga shteti Serb. Tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, ku Shaqiri ka lindur, mbeten të tensionuara.

EMISIONET