A duhet fëmijët e lindur me operacion cezarian të lyhen me kampionë të sekrecioneve vaginale të nënës së tyre menjëherë sapo lindin?

Një veprim i tillë është ende në diskutim mjekësor, ndërkohë që sa vjen e ka më shumë popullaritet

Ideja e këtij veprimi ka të bëjë me faktin që fëmijës së porsalindur i jepet menjëherë sapo vjen në jetë- florën bakterialë që ndodhet në vaginën e nënës së tyre.

Merret kampion nga sekrecionet vaginale me të cilën fërkohet lëkura e fëmijës dhe goja

Qëllimi është që të të forcojë shëndetin e fëmijës, sidomos duke zvogëluar rrezikun për çrregullime të imunizuara.

Është një moment kyç .

Është një marrëdhënie që zgjat një jetë, dhe kontakti i parë është tepër i rëndësishëm.

"Herën e parë që sistemi imun i fëmijës duhet të përgjigjet janë pikërisht këto baktere të vogla" thotë profesor Peter Brocklehurst, nga Universiteti i Birminghamit

"Ne besojmë se kjo është e rëndësishme, për të vendosur sistemin imunitar të foshnjes."

Ka një diferencë të dukshme mes mikrobiomave- bakteret, viruset- tek fëmijët e lindur me prerje cezariane dhe fëmijëve të lindur në mënyrë natyrale , lindje vaginale.

Ka të bëjë me vitin e parë të jetës.  Një fëmijë i ardhur me lindje vaginale ekspozohet ndaj mikrobeve në vaginë

Por për fëmijët e lindur me opeacionin "nëse janë me fat" thotë profesor Brocklehurst, kontakti i parë vjen nga organizma të ndryshëm në lëkurën e nënës së tyre.

Ai po drejton një studim për të parë nëse këta kolonizatorë mikrobikë të ndryshëm në foshnjat e lindura me operacion shpjegojnë se pse ata kanë norma më të larta sëmundjesh të tilla si astma apo alergji më vonë.

       Gjithashtu po rritet interesi për rolin e mikrobiomave, mikroorganizmave që quajnë trupin tonë shtëpi, dhe parandalojnë sëmundjet.

Ndërveprimi i hershëm mes sistemit imun dhe mikrobeve duket i rëndësishëm.

Graham Rook, një profesor i mikrobiologjisë mjekësore në University College London, thotë se mikrobiomi është mësuesi i sistemit imunitar.

"Është si truri. Që të ketë një sistem adapt imun është e nevojshme për të dhëna, ashtu si truri që kërkon të dhëna"

Të dhënat vijnë nga mikrobet dhe kiminaket që ata prodhojnë. Ata provokojnë një reagim në sistemin imun që mund të zgjasë një jetë të tërë.

Prof Rook thotë: " Vendosja fillestare e sistemit imunitar ndodh gjatë javëve dhe muajve të parë të jetës. Ne e dimë këtë sepse në rastet kur gjatë muajve të parë të jetës, fëmijëve u jepen antibiotikë,  ju mund të prishni mikrobiomat dhe pastaj në moshë madhore ata individë kanë më shumë gjasa të kenë probleme imunologjike dhe kanë më shumë gjasa të vënë në peshë"

Madje dhe lloji i shtëpisë në të cilën ti çon fëmijën menjëherë pas spitalit ka efekt në shëndetin e tij afatgjatë

Studimet kanë zbuluar se në shtëpitë ku jetohet me qen, mundësitë për shfaqet azma është shumë e vogël

Por a duhet fëmijët e lindur me operacion të lyhen me kampionë të sekrecioneve vaginale të nënës së tyre menjëherë sapo lindin?

Prof Brocklehurst thotë: " Është shumë herët për të filluar futjen e baktereve në mënyrë artificiale në foshnja të porsalindura kur nuk dimë mekanizmin"



/Pershtatur nga BBC/




/Ora News.tv/