A duhej të jepte dorëheqje Fatmir Xhafaj? Ja përgjigja e deputetit socialist

A duhej të jepte dorëheqje Fatmir Xhafaj? Ja përgjigja e

Partia Demokratike pasi akuzoi Agron Xhafajn, vëllain e Ministrit të Brendshëm për përfshirje në trafik droge, kërkoi edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafajt.

Deputeti i i Partisë Socialiste, Alket Hyseni është shprehur se Fatmir Xhafaj nuk duhet të jepte dorëheqje.

I ftuar në emisionin Ditë e Re, Hyseni nënvizoi se kjo është një çështje e vjetër dhe nuk ka asnjë shkak që të ngrihet si temë pas shumë vitesh.

Alket Hyseni: "Nëse Xhafaj duhej ta kishte dhënë dorëheqjen, do ta kishte dhënë. Të jeni të bindur, është një nga politikanët e përgjegjshëm në Shqipëri. Rasti konkret nuk ka të bëjë fare me dorëheqjen e Xhafajt. 

Ai shqetësim që opozita ka pasur është një shqetësim shumë i hershëm, shumë i vjetër për të cilin Xhafaj e ka vënë në dispozicion dhe dorëheqjen kur ka qenë koha, para disa viteve në qeveritë e mëparshme të Partisë Socialiste. Nuk është gjykuar nga Kryeministri i atëhershme për tu konsideruar dorëheqja dhe nuk ka shkak që shumë vite më mbrapa kjo temë të ngrihet dhe në rastin konkret nuk ka synimin për Xhafaj. 

 Synimi është pengimi avancimi i Shqipërisë dhe një hap më tej në çështjen e integrimit."

Deputeti socialist theksoi se kjo çështje nuk do ta pengojë integrimin e Shqipërisë në BE.

Alket Hyseni: "Këto janë skandale të stisura, nuk ka ndonjë skandal. Skandalet e para 10 vitesh edhe sikur të ishin, nuk mund të përbëjnë shkak që mbas 10 vitesh të pengojë integrimin e Shqipërisë dhe nuk ka asnjë forcë sado që të përpiqen të provokojnë, inskenojnë skandale të natyrës së Babales që të pengojnë integrimin e Shqipërisë. Kjo nuk është një çështje dëshire e Partisë Socialiste por është një rrugëtim i pandalshëm."

Ndërsa përsa i përket protestës së PD, Hyseni u shpreh: "Ne jemi në demokraci, opozita ushtron të drejtën e saj për të bërë protesta. Portesta që tashmë nuk janë më si dikur kur njerëzit rrezikonin jetën apo humbnin jetën në mes të bulevardit. 

Tashmë janë të lirë të bëjnë protesta, mjafton që të mos shkelin ligjin, të marrin lejet përkatëse, të mos dëmtojnë pronën publike dhe janë të lirë të vazhdojnë protestën për kauzën që ata mendojnë por që për ne nuk është kauzë."

EMISIONET