Duhanpirja në rritje, Shuperka: Ndryshimet në ligji, për të rritur korrupsionin

Duhanpirja në rritje, Shuperka: Ndryshimet në ligji, për të

Ndryshimet në ligjin për duhanin nuk e kanë ulur nivelin e duhan pirësve. Eksperti Roland Shuperka shpreh shqetësimin se në treg ka raste abuzime me çmimin dhe cilësinë. Sipas tij kontrollet në subjekte janë selektive, çka rrit dhe rastet e korrupsionit.

Shuperka: As nuk e ulin duhanpirjen dhe as nuk e mbrojnë shëndetin publik, por ato ndryshimet ligjore janë bërë për të shtuar korrupsionin. Kontrollet bëhen selektive. Kontrollet bëhen në një formë të atillë që dënohen më të dobëtit, nuk dënohen personat publik dhe nuk dënohen të fortët.

Sipas Shuperkës trendi i adoleshentëve dhe e femrave që konsumojnë duhan është në rritje.

Shuperka: Fatkeqësisht trendi është në rritje tek grupmoshat e reja, sidomos tek vajzat. Është në një ulje të lehtë te meshkujt duhanpirës, tek adoleshentët është në trend rritës.

Ligji i ri kundër duhanit 6-fishon subjektet që lejon konsumimin e duhanit në ambiente të mbyllura, ndërsa ndalon dhe konsumimin e cigares elektronike dhe shishave.

Me këtë ligj do të hiqen nga tregu edhe paketat me 10 cigare. Ndërsa këto ndryshime u miratuan në parlament ne 18 korrik.

EMISIONET