Dueti për Këngën Magjike, Fifi: Nuk e di me kë e kam!

Dueti për Këngën Magjike, Fifi: Nuk e di me kë e kam!

Edicioni i 20-të i Këngës Magjike ka vënë në lëvizje të gjithë artistët që të punojnë për tu prezantuar me projekte të mëdha.

Ndër këngëtarët e njohur shqiptarë që do jenë pjesë e festivalit muzikor është edhe Fifi, e cila do të shkojë me një bashkëpunim. Është përfolur se do të jetë me MC Kreshën, por ajo nuk e ka konfirmuar ende këtë gjë dhe i fton ndjekësit ta presin nëse duan ta zbulojnë.

"Nuk e di dhe nuk dua të flas. Nuk dua të bëhem si politikanët që flasin shumë dhe nuk bëjnë asgjë. Derisa të dalë kënga, nuk e di me kë e kam. Derisa të dalë Kënga Magjike, kam një tjetër këngë para. Kënga mund të dalë për 10 ditë", tha ajo për emisionin "Seven Bizz".

EMISIONET