Dueli me Turqinë, Panucci "kopjon" De Biasin (Formacioni i mundshëm)

Dueli me Turqinë, Panucci "kopjon" De Biasin (Formacioni i

Në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese, në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës, Shqipëria pret Turqinë, në takimin e parë kualifikuese të Euro2020.

Optimismi në kampin kuqezi është i madh, nisur edhe nga takimi i fundit i zhvilluar me Turqinë, ku Shqipëria fitoi 3-2. Trajneri Christian Panucci e ka grupin e plotë, me përjashtim të mesfushorit, Ylber Ramadani për shkak dëmtimi dhe pritet të hedh në fushë të gjithë artilerinë e rëndë.

Nën modulin, 4-5-1, mes shtyllave Etrit Berisha ofron siguri. Në krahun e djathtë të mbrojtjes do të luaj kapiteni Hysaj, ndërsa në të majtë pritet të aktivizohet Aliji. Në qendër të mbrojtjes, Djimsiti dhe Ismajli janë më të avantazhuar, teksa mesfusha pritet të jetë tepër e populluar.

Me Grezdën e Uzunin nga krahët, Xhaka e Memushaj do të mbulojnë krahët e Amir Abrashit, i cili kthehet në skuadër pas një dëmtimi që e la për thuajse 1 vit jashtë fushe. Sulmi pritet t'i besohet Armando Sadikut, edhe ky i sapo dalë nga infermjeria.

Një teknikë që ngjanë me atë të ish-trajnerit Gianni de Biasi, i cili nën këto modul bëri mrekullinë, duke na kualifikuar për në Europianin 2016.

EMISIONET