Dueli me Skënderbeun, Gjoka konfirmon modulin: Fitimi i Kupës detyrim

Dueli me Skënderbeun, Gjoka konfirmon modulin: Fitimi i Kupës detyrim

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut. Përpara gazetarëve, tekniku kryeqytetas foli për përballjen e nesërme ndaj korçarëve, gjendjen e skuadrë si dhe zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Kamëz”.

E vërtetë, shumë e rëndësishme për objektivat e klubit. Vendi i parë në kampionat është larg, ndaj kupa merr rëndësi të dyfishtë. Do të mundohemi të bëjmë mirë dhe të vazhdojmë përpara."

"Problem shumë i madh, Shameti, Uilliam Kordeiro, Valdet Rama, Dzaria, Maliqi, Musolli. Jemi të penalizuar, kaq shumë mungesa do i krijonin probleme kujtdo. Gjithsesi, kam besim, sepse këto ndeshje janë përmbledhja e një viti më sakrifica. Janë të gjithë lojtarë titullarë, janë shumë mungesa dhe e pranoj që na prishin shumë punë. Kam shpresë të madhe se nëse do jemi kompaktë pas, duke pasur lojtarët që kemi përpara mund të shënojmë gjithnjë."

"E dini që ai kërkon gjithnjë sukses dhe na kërkon të kualifikohemi. Ai priste të luftonim për titull, është i bindur se duhet të luftojmë deri në fund edhe në kampionat. Pak zhgënjim ka pasur, por nëse fitojmë Kupën kjo skuadër ka të ardhme të rëndësishme dhe pak përforcime do i duhen."

"Duhet kujdes, për të mos pësuar gol në radhë të parë, sepse janë ndeshje specifike, duhet të mendojmë edhe për kthimin. Do të bëjmë, jemi të detyruar, por kam besim tek të gjithë lojtarët."

"Klub i madh, me skuadër cilësore dhe eksperiencë e mentalitet fituesi, por edhe ne nuk mbetemi pas në këtë drejtim. Skënderbeu me i dobët? E vërtetë, por ka ende disa lojtarë me eksperiencë e shumë cilësi. Këto janë ndeshje ku vendos përvoja, ndaj duhet vlerësim maksimal.”

"Sigurisht kam folur me ekipin dhe skuadrën. Na duhet shtëpi, Kamza është zgjedhja ideale. Tifozët nuk vijnë dot në Elbasan e Shkodër, Kamza është e vetmja alternativë ku kemi tifozët më vete. Natyrisht, fusha nuk është super, por do ta kompensojnë tifozët.

"Trajneri këtë detyrë ka, të bëjë urën lidhëse mes ekipit e presidentit. Unë e kam për detyrë të ul presionin mbi ekipin, sepse jo gjithnjë mund të fitohet në futboll. Unë jam i hapur të përballem me presidentin për çdo diskutim, pa lënë që skuadra të përballet me kritikat. Te Kukësi luhet për titull, këtë e di unë dhe e dinë mirë edhe lojtarët, që nuk kanë qetë të qetë, por janë përshtatur shumë shpejt me atë që dua."

"Unë kërkoj të luaj me 2 sulmues. Është fat i madh që kam gjetur këtu Rexhinaldon, që e doja që kur isha herën e fundit të Kukësi, dhe Shkurtaj, dy sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Janë lojtarë me tipare të ndryshme, dinë të përshtaten dhe do mundohem t’u marr maksimumin, duke luajtur bashkë. Janë dy shënuesit më të mirë, janë sulmuesit më të mirë, me thoni kush janë mbi ta. Do ta shihni që shumë shpejt do kemi një sulm edhe më të fortë. Vetëm suksesi, çdo trajner është me çantën gati dhe varet nga rezultatet.”-përfundoi Gjoka.

EMISIONET