Ndryshime drastike te kundërshtarët e Marsit të kombëtares shqiptare të futbollit.

Sipas mediave vendase, Federata Turke e Futbollit ka shkarkuar me efekt të menjëhershëm trajnerin e skuadrës kombëtare, Mircea Lucescu. Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate për shtyp të Federatës turke, ku thuhet se marrëveshja me 73 vjeçarin është ndërprerë në mënyrë reciproke.

Nën drejtimin e teknikut rumun, Turqia zhgënjeu totalisht, duke mos arritur të kualifikohet në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndërsa nuk arritën të kualifikoheshin për Kupën e Botës 2018. Raportet në Turqi thonë se Senol Gunes do të zëvendësojë Lucescu.

Turqia do të jetë kundërshtari i parë për Kombëtaren shqiptare në 22 mars në “Loro Boriçi”, për kualifikueset e “Euro 2020”