Dueli me Nurmagomedov, analisti: Nëse humbet, McGregor pensionohet

Dueli me Nurmagomedov, analisti: Nëse humbet, McGregor pensionohet

Dueli i parashikuar midis Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov mund të jetë ndeshja e fundit për irlandezin, nëse humbet ndaj kampionit rus. Në këtë përfundim ka dal analisti i MMA-së, Robin Black që në një intervistë për "RT Sport" ka analizuar sfidën e 6 tetorit.

"Nëse McGregor humbet, sipas mendimit tim, ai do të dalë në pension. Nëse Khabib e humbet këtë luftë, jo vetëm që humbet rekordin e tij të pamposhtur, por këtë e humbet ndaj një sportisti si McGregor. Një humbje për Khabib nuk është vetëm humbja e tij e parë, është një humbje ndaj një armiku, është një humbje ndaj dikujt që secili prej tifozëve të tij dëshiron që ai ta shkatërrojë. Është një humbje ndaj dikujt që ai mendon se është 'një klloun'.

"Kur të përballeni me Conor McGregor, sulmet janë të shumta, shumë të forta. Khabib, me një fitore mbron titullin, bëhet më i plotfuqishmi, ai mban rekordin e tij të pamposhtur dhe ai mund Conor McGregor, i cili në këtë moment urrehet tmerrësisht shumë. Dhe në teori fitorja i merr vëmendjen McGregorit, të gjithë audiencën, të gjithë mbështetjen, të gjithë pasionin e shumtë, dashurinë dhe urrejtjen. Ai merr gjithçka."

"Çfarë sjell Conor me fitore? Conor merr një rrip tjetër. Ai mposht luftëtarin më të pamposhtur. Ai merr të drejtat, bëhet më i madh se ai tani! "

"Pas kësaj lufte, fituesi do të jetë i pavdekshëm. Dhe humbësi ... nëse është McGregor, ai do të dalë në pension. Nëse është Khabib, ai do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm, jashtëzakonisht negativ për të për vitet që vijnë."-përfundoi Black.

McGregor dhe Khabib kanë vendosur të përballen më 6 tetor në Las Vegas Nevada, në atë që pritet të jetë sfida më e suksesshme financiarisht në historinë e UFC-së dhe është cilësuar si lufta më e madhe në historinë e MMA.



EMISIONET