Dueli McGregor-Nurmagomedov vijon edhe jashtë Oktagonit

Dueli McGregor-Nurmagomedov vijon edhe jashtë Oktagonit

Humbja nuk e ka demoralizuar yllin e MMA (artet marciale miks), Conor McGregor, i cili pas disfatës ndaj kampionit të peshave të lehta në UFC, Khabib Nurmagomedov të shtunën në Las Vegas është shprehur se ai ka humbur ndeshjen por jo betejën.

"Ne humbëm ndeshjen, por fituam betejën. Lufta vazhdon!,"-shkruan irlandezi në rrjetin social "Twitter", shoqëruar nga një foto ku shfaqet McGregor duke mbajtur një gotë të mbushur me uiski.

Pas një pauze dyvjeçare, McGregor hipi në ring mbrëmjen e së shtunës, por u mposht keqazi nga rusi Nurmagomedov, i cili e mposhti irlandezin pas katër raundeve. Megjithatë, fatet e titullit të UFC nuk dihen ende, pasi ndaj Nurmagomedov po përballet me autoritetet shtetërore të Navadas për nxitje të dhunës në Oktagon pas përfundimit të duelit.



EMISIONET