Reshjet e shumta të shiut kanë detyruar zyrtarët e UEFA-s të anulojnë për disa minuta duelin e grupit E të Europa League, Vorskla Poltava-Qarabag.

Kur po zhvillohej minuta e 66-të e takimit, fusha e "Oleksiy Butovsky Vorskla Stadium" u pushtua nga uji. Një episod që detyroi delegatët e ndeshjes të shtynin përballjen për rreth 6 minuta.

Momentalisht luhet minuta e 72-të ndërsa rezultati është 0-1 në favor të azerbajxhanasve.

/Ora News.tv/