Duele italo-gjermane, Strakosha mat forcat me Steaua

Duele italo-gjermane, Strakosha mat forcat me Steaua

Duele italo-gjermane kanë dhuruar goglat e hedhura në Nyon të Zvicrës për fazën me eleminim direkt në kompeticionin Europa League.

Etrit Berisha së bashku me Atalantën do kenë përballë gjermanët e Borusias së Dortmundit, ndërsa Napoli i Hysaj do “përplasë brirët” me Lajpzigun.

Short relativisht i vështirë për Milan-in, me kuqezijtë që në fazën e  1/16-ave do të kenë përballë Ludogorecin.  

Sfidë të vështirë edhe për Lacio-n e Strakosha e Tare që do masin forcat me Steaua Bucuresht, ndërsa sfidat që spikasin janë Copenhagen-Atletiko Madrid, Celtic-Zenit dhe Lyon Villareal

Takimet e para do të zhvillohen më datë 15 shkurt ndërsa ato të kthimit një javë më pas.

Përballjet e tjera të fazës së 1/16

Nice - Lokomotiv Mosca

Spartak Mosca - Athletic Club

AEK Athene - Dinamo Kiev

Cervena Zvezda - Cska Mosca

Lion - Villarreal

Real Sociedad - Salzburg

Partizan Belgrado - Viktoria Plzen
Astana  - Sporting Lisbona

Ostersunds  - Arsenal

Marseille - Braga

EMISIONET