Duel objektivash në Shkodër, Kukësi udhëton në transfertën e Gjirokastrës

Duel objektivash në Shkodër, Kukësi udhëton në

Të mërkurën do të luhen takimet e javës së 25-të të Kategorisë Superiore, ku spikat dueli në Shkodër mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Një përplasje interesante mes dy skuadrave elitare të futbollit shqiptar. Madhështia e këtyre dy klubeve është sfumuar ndjeshëm, pasi aktualisht Vllaznia lufton për mbijetesë ndërsa Partizani po has vështirësi për t'u kualifikuar në Europë.

Shkodranët kanë treguar përmirësimi të dukshme në ndeshjet e fundit. Nga ana tjetër Partizani duket se është transformuar pas largimit të Sulejman Starovës. Ulja në stol e Klevis Dalipit ka sjellë freski në skuadër dhe kjo  duk në ndeshjen e fundit përballë Luftëtarit, ku kryeqytetasit fituan bindshëm 3-0.

Përveçse në Shkodër, përballje interesante pritet të luhen dhe në Gjirokastër, aty ku Luftëtari pret kampionët në fuqi, Kukësin. Laç viziton Lushnjën, ndërsa Flamurtari-Kamza dhe Teuta-Skënderbeu mbyllin javën.

EMISIONET