Kryeministri Rama është pritur me duartrokitje sot në Prishtinë në kuadër të festimeve për 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në një video të publikuar në Facebook, nga vetë kryeministri, Rama shfaqet duke parakaluar në bulevard, ndërsa qytetarë të shumtë e duartrokisnin.

Për disa momente shefi i ezekutivit është ndaluar për tu përshëndetuar, ndërsa qytetarët kanë shfrytëzuar edhe mundësinë për ta shkrepur një selfie me kryeministrin e Shqipërisë.

/Ora News.tv/