"Duan të promovojnë veten me emrin tim!" Ronaldo kërcënon me gjyq gazetën e famshme

"Duan të promovojnë veten me emrin tim!" Ronaldo

Vetëm pak orë pasi u akuzuar se kishte përdhunuar një femër rreth të tridhjetave, 5 herë fituesi i "Topit të Artë" Cristiano Ronaldo ka hedhur poshtë gjithçka, madje ka kërcënuar revistën gjermane "Der Spiegel" se do të përballet me ta në gjyq.

Duke folur në një video live në "Instagram" ylli i Juventusit është shprehur se nuk e ka bërë diçka të tillë, duke e quajtur lajmin si "fake neës".

"Jo, jo, jo, jo, jo. Ajo që ata thanë sot janë lajme të rreme, "-thotë pesë herë fituesi i Topit të Artë në kamera.

"Ata duan të promovojnë [veten duke përdorur emrin tim, është normale, duan të jenë të famshëm për të thënë emrin tim, por është pjesë e punës." Unë jam një njeri i lumtur dhe i gjithë i mirë ",-shtoi lojtari duke buzëqeshur.

 Avokatët e Ronaldos po përgatiten të padisin "Der Spiegel" mbi akuzat, të cilat ata e kanë quajtur "një raportim të papranueshëm të dyshimeve në fushën e privatësisë. Avokati, Christian Schertz tha se lojtari do të kërkonte kompensim për "dëmet morale në një shumë që korrespondon me rëndësinë e shkeljes, e cila ndoshta është një nga shkeljet më serioze të të drejtave personale gjatë viteve të fundit".

Dokumentet pohojnë se Ronaldo konfirmoi se çifti kishte marrëdhënie seksuale, por se ishte konsensuale.

Cristiano Ronaldo akuzohet  për përdhunimin e një gruaje amerikane, të quajtur Kathryn Mayorga, në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009. Sipas saj, ai e ka paguar 375.000 dollarë për të mbajtur të fshehtë incidentin, por "Der Spiegel" e bëri publik lajmin të premten që lamë pas.



EMISIONET