Dua Lipa zgjedh mes Prishtinës dhe Londrës, befason me përgjigjjen e saj

Dua Lipa zgjedh mes Prishtinës dhe Londrës, befason me

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare në një intervistë për gjigantin mediatik CNN, ka folur për projektet e saj muzikore, vështirësitë që ka hasur familja e saj në fillimet e emigrimit në Britani dhe Brex-it. Dua tha se Brexit - dalja e Britanisë nga Evropa është një ide e keqe, dhe se do të jenë njërëzit ata që do të vuajnë pasojat.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare, ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private, në një intervistë për CNN. Ylli i Pop-it, ka rrëfyer për gazetaren Becky Anderson, projektet e saj muzikore, vështirësitë që ka hasur familja e saj në fillimet e emigrimit në Britani dhe Brex-it.

Duke folur për kohën kur iu desh të largohej nga Kosova, Dua tregoi se familja e saj në atë kohë ka përjetuar shumë vështirësi.

 “Askush nuk e lë vendlindjen me dëshirë. Unë e di se çfarë do të thotë pasi e kam përjetuar duke ardhur në Britani të Madhe. Kam qenë me fat që kam ardhur në Londër dhe kam realizuar dëshirat e mia. Unë e di që ka shumë fëmijë që e përjetojnë këtë ndjenjë,”-u shpreh Dua Lipa.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me nënshtetësi britanike tregoi se dalja e Britanisë nga Evropa, apo siç njihet ndryshe Brex-it, është një ide jo e mirë.

“Janë njerëzit ata që do t’i vuajnë pasojat dhe ndoshta shumë do të largohen, por çfarëdo që të ndodhë, do ta gjejmë një rrugëzgjidhje. Më të mirën e mundshme për të gjithë,”-shtoi ajo.

Në fund të intervistës, gazetarja e CNN e ka pyetur Lipën se cilin qytet do të zgjidhte mes Prishtinës dhe Londrës dhe përgjigja e këngëtares ishte shumë e sinqertë, Prishtinën.

EMISIONET