Dua Lipa arriti sukeses të jashtëzakonshëm me këngën e saj New Rules.

Dhe tani këngëtarja vazhdon që të thyejë rekorde me këngën e saj të re 'One Kiss' në bashkëpunim me Calvin Harris.

'One Kiss' për të 8-tën javë rradhazi qëndon në krye të klasifikimeve.

Kënga është numri 1 në Official Singles Chart dhe nuk është lëkundur nga klasifikimi edhe pas 8 javësh.

Padyshim që kjo është një arritje e madhe për të dy artistët, të cilët nuk ngurrojnë që ta tregojnë suksesin e lumturinë e tyre në rrjetet sociale.

/Ora News.tv/