Dua Lipa uron nënën me fjalë prekëse dhe shqip

Dua Lipa uron nënën me fjalë prekëse dhe shqip

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka uruar nënën e saj në mënyrën më të ëmbël të mundshme.

Në një postim në Instagram ku Anesa mbante një kurorë në kokë, Dua shkruajti: "Gëzuar ditëlindjen mami. Jam kjo që jam vetëm falë teje. Faleminderit që më do, kujdesesh dhe je kudo për mua. Faleminderit që ke qenë suportuesja ime më e madhe dhe shoqja ime e ngushtë. Faleminderit për sinqeritetin dhe drejtimin në rrugën e duhur, që më mësove të ec e pavarur dhe pa frikë që unë të arrij qëllimet e mia. Kështu që të falenderoj për cdo gjë që ke bërë dhe vazhdon të bësh për mua e gjithë familjen. Ne të duam më shumë se sa mund ta përshkruajmë."

Të gjithë këtë urim e bëri në gjuhën angleze, por nuk mungoi fjalia shqiptare: "Të dua nana." Dua tregoi se arrin të ruajë gjuhën e vendit, ndonëse është rritur në Angli.

EMISIONET