Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka treguar se pas angazhimeve të mëdha në muzikë, arrin të gjejë kohë për të takuar partnerin e saj.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, ajo shfaqet e lumtur krah Paul Klein, i cili nuk heziton që t’i japë një puthje në dorë. Ai është një ndër yjet e muzikës pop, zhaner që i përket edhe 21-vjeçares.

Nuk është akoma e konfirmuar nëse të dy po gëzojnë një lidhje dashurie, por duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë Dua po përjeton suksese të mëdha në botën e muzikës, ku para pak ditësh fitoi cmimin si ‘Artistja më e re e vitit’ në EMMA Awards.

Gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë e angazhuar në turneun muzikor, të cilin po e zhvillon krah bandës Coldplay.

/Ora News.tv/