Dua Lipa dhe i dashuri i saj Isaac Carew duken kaq të lumtur së bashku! Këngëtarja 22-vjeçare dhe partneri janë fotografuar duke u puthur ne rrugët e Nju Jorkut të hënën (19 qershor 2018).

Sipas njoftimeve, ata bënë publike romancën e tyre pasi patën një ndarje. Dihet se ai u përfol se kishte tradhtuar këngëtaren shqiptare, gjë të cilën e sqaroi me anë të një postimi në Instagram duke thënë:

“Unë nuk do të doja që ju të mendoni se Dua është në një lidhje me dikë, i cili nuk e do dhe nuk e respekton. Ajo nuk do ta bënte këtë gjë. Të dy, unë dhe Dua kemi 'rënë në duart' e mediave që shkaktuan një dramë duke na lidhur me njerëz të tjerë, kur në të vërtetë nuk ka asgjë të tillë.

Unë jam në një klub për homoseksualë duke vallëzuar me një shoqe dhe kjo është perceptuar keq.

Nuk ka pasur asnjë puthje dhe jam i zhgënjyer me veten time që kërceva për një moment të shkurtër duke pasur parasysh mënyrën sesi u portretizua. Kishte zhurmë në klub dhe po i flisja në vesh. Mos besoni gjithçka që shihni sepse këta njerëz paguhen për të krijuar dramë."

Modeli u shpreh i lumtur se janë përsëri në krah të njëri-tjetrit, duke hedhur poshtë çdo mendim se u ndanë për shkak të një tradhtie.

"Ne jemi shumë të lumtur që u rikthyem së bashku. Kemi kaluar 3 vite e gjysmë së bashku me besnikëri dhe dashuri. Ne kurrë nuk jemi ndarë për shkak të problemeve të tilla. Ne u ndamë për shkak të disa konflikteve dhe nuk patëm mundësi për të qëndruar bashkë. Për fat të mirë dashuria jonë është më e fortë se kjo", tha ai.

/Ora News.tv/