Dua Lipa po bën historinë me këngën e saj 'New Rules'. Kënga ka thyer rekord  duke qëndruar për 42 javë rresht në tabelën e Pop Songs në Amerikë.

Padyshim që ky ka qenë një lajm i mrekullueshëm për këngëtaren shqiptare që nuk po njeh kufij.

"Po bëj historinë,"-shkruan Dua në Instagram, duke i ndarë me fansat lajmin fantastik. "New Rules' ka mbetur për 42 javë në tabelën e këngëve pop në Amerikë. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen, kjo do të thota bota për mua."

Kënga ka mbi 1.2 miliardë klikime në YouTube.


/Ora News.tv/