Dua Lipa është ngjitur në skenën e Billboard Music Awards 2018 për të përformuar këngën e saj që ka thyer rekorde 'New Rules'.

Këngëtarja me origjinë shqiptare realizoi një performancë mahnitëse kur u shfaq në skenë me një flamingo gjigande rozë.

Ylli i popit e veshur me një mantel të mëndafshtë ngjyrë rozë dhe me trupën e saj të baletit ngritën në këmbë publikun.

Më pas ajo kaloi në tapetin e kuq me  një fustan ngjyrë vjollcë dhe dukej perfekte.

/Ora News.tv/