Dua Lipa nuk ndalet, thyen një rekord tjetër

Dua Lipa, një prej divave të muzikës ka arritur një tjetër sukses dhe është shumë krenare.

Edhe pse viti 2018 nuk ka mbaruar, ajo është shpalluar artistja më e suksesshme në Britaninë e Madhe. 3 projektet e saj muzikore janë më të shiturat, ndër të cilat kryeson dueti me Calvin Harris "One Kiss".

Këtë sukses e ka publikuar në rrjetin social në Instagram duke e shoqëruar me përshkrimin: "Po bëhet çmenduri atje."

Duket se cdo gjë që po prodhon bukuroshja shqiptare do të kthehet në hit.

EMISIONET