Dua Lipa ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ylli i muzikës ka arritur që të thyejë rekorde me këngët e saj.

E rritur në Britaninë e Madhe, 22-vjeçarja e ka nisur atje karrierën e saj.

Në një intervistë për The Guardianin, Dua ka folur për origjinën e saj kosovare, karrierën dhe projektet e saj të reja.

Këngëtarja duke folur për fëmijërinë, është shprehur se është familja e saj është larguar si refugjate nga Kosova ndërsa vetë ka lindur në Britani.

Ajo është shprehur se ndërsa rritej në Britani nuk i ka pëlqyer emri i saj, pasi duhet ti shpjegonte të gjithëve se nga vinte dhe situata ku ishte Kosova në atë periudhë ishte e vështirë.

"Duhet të shpjegoja që jam nga Kosova. Por lufta brutale nuk është gjëja e parë që ndonjë fëmijë dëshiron që njerëzit të mendojnë kur thotë përshëndetje,"-u shpreh Dua.

Emri 'Dua' ishte një sugjerim i gjyshes së saj, pasi ky emër specifikon dashuri në gjuhën shqipe.

"Tani jam krenar për emrin. Por kur isha duke u rritur dëshiroja të quhesha Ana, Sarah, Ella ...një emër normal."

Dua shpjegoi se në moshën 11-vjeçare është kthyer në Kosovë për shkak të karrierës së prindërve të saj. Por për të ndjekur ëndërrën për tu bërë këngëtare në moshën 14-vjeçare u kthye në Britani.

Ajo këndonte këngët yjeve të muzikës ndërkombëtare dhe i publikonte në YouTube. Më pas hapi edhe një blog “Dua Daily” që e mbajti për 2 ose 3 vite.

Ndërsa regjistrimet e saj të këngëve përhapeshin në internet ishte Ben Mawson, menaxheri i Lana Del Rey që vuri re talentin e saj dhe nënshkroi marrëveshje me të.

Tashmë Dua ka një karrierë të jashtëzakonshme.

Kënga e saj 'New Rules' ka arritur mbi 1.1 miliadrë klikime në Youtube. Pas suksesit me 'IDGAF' ajo ka publikuar së fundmi edhe bashkëpunimin me Calvin Harris 'One Kiss'.

/Ora News.tv/