Suksesi për Dua Lipën nuk di të ndalet.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore do të performojë në ceremoninë e hapjes së finales së UEFA Champions League.

Lajmi është konfirmuar nga vetë UEFA me anë të një postimi në Facebook.

UEFA ka publikuar një video ku shfaqet Dua Lipa dhe në sfond dëgjohet kënga e saj që theu rekorde 'Neë Rules'.

"Ne kemi një tjetër artiste mahnitëse në që do ngjitet në skenën e këitij viti në ceremoninë e hapjesë së finales së UEFA Champions League. Mund ta gjeni se kush është?"-shkruhet në Facebook.


/Ora News.tv/