Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, tashmë është konfirmuar si performuese në finalen e Ligës së Kampionëve.

Duke qenë se dita e finales po afron, Dua Lipa ka nisur përgatitjet. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ disa video, në të cilat shihet në stadium dhe mjaft e entuziasmuar.

Në 26 maj në fushën e ‘NSC Olimpiyskiy Stadium’ në Kiev, do të mbahet finalja mes Real Madridit dhe Liverpool.

/Ora News.tv/