Mediat turke shkruan së fundmi se Dua Lipa e kaloi natën pas finales së Champions League me yllin e Realit, Marco Asensio.

Sipas CNN turk, dyshja në fjalë kishin kaluar natën së bashku pas përfundimit të ndeshjes finale Real Madrid – Liverpool, të shtunën në mbrëmje.

Mirëpo një lajm i tillë del të jetë krejtësisht i pavërtetë, dhe këtë gjë e ka hedhur poshtë edhe vet këngëtarja përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Nuk e kam takuar kurrë Marco Asension dhe është e pamundur të ndodh, sepse agjenti im i cili është fans i Liverpoolit nuk do të më falte asnjëherë”, ka shkruar Lipa në Twitter.

/Ora News.tv/