Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa ka disa kohë që flitet për romanca të reja, por ende nuk dihet cili është partneri i saj.

Në një postim të ri në Instagram, ajo shfaqet duke pozuar pranë një djali që quhet Julian Rupert. Të dy duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, për të cilin Dua ka shkruajtur:

“Shoqëruesi im për sonte ishte Julian Rupert”.

Dukej që ishin në një event dhe po kënaqeshin. Ndërkohë Dua po përgatitet që këtë verë të sjellë albumin e ri muzikor. Ajo ka njoftuar se po punon për klipin e këngës “One Kiss”, që e ka sjellë në bashkëpunim me Calvin Harris.

/Ora News.tv/