Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka dhënë një intervistë për revistën TeenVogue ku ka folur për karrierën dhe jetën e saj.

Dua nuk harron asnjëherë që në çdo intervistë të tregojë me krenari për origjinën e saj shqiptare.

Gjatë intervistës, ylli i muzikës ndërkombëtare është shprehur se Kosova ka bërë shumë për të.

Duke thënë se ishte me fat që lindi në Britaninë e Madhe për shkak të mundësive që të jep, Dua u shpreh se Prishtina ka pasur ndikim shumë të thellë tek ajo.

"Atje ka shumë talentë dhe njerëz që duan të ketë mundësië e njerëzve të tjerë në të gjithë botën që të këndojnë në skena globale. Ky vend ka bërë kaq shumë për mua,"-shprehet këngëtarja.

/Ora News.tv/