Dua Lipa gatuan pite shqiptare në mes të Nju Jorkut

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka qenë e ftuar në një emision të njohur në Nju Jork ku i është kërkuar që të bëjë një gatim tradicional shqiptar.

Në zgjedhjen e saj ishte që të gatuajë pite me spinaq, në prani të moderatorit me origjinë shqiptare Arian Asllani, i cili është gjithashtu shef guzhine.

Emisioni i tij quhet ‘Unititled Acton Bronson’ dhe fton persona të famshëm për të gatuar, një prej të cilëve ishte edhe Dua Lipa.

Në një postim në Instagram, Dua tregon eksperiencën duke shkruajtur: “Unë dhe Acton gatuam pitet e mamasë time në emisionin Untitled Action Bronson sot. Hera e parë që bëj kaq qejf në një emision televiziv. Nuk mund të pres që ta shikoni.”

Ndërkohë, ai që mori vëmendjen ishte komenti i muzikantit dhe babait të Duas, i cili hidhte dyshime për sigurinë e tyre rreth spinaqit.

EMISIONET