Dua Lipa ka qenë tema e ditës sot prej fitores së saj në “Grammy Awards”. Ajo ia doli që të krenonte të gjithë shqiptarët dhe fansat e saj në mbarë botën pasi u vlerësua si artistja më e mirë e vitit 2018.

Një tjetër çmim që fitoi Dua ishte për këngën më të mirë të zhanrit ‘dance’, falë bashkëpunimit me Mark Ronson dhe Diplo, “Electricity”. Këngëtarja shqiptare pati mbështetjen e të gjithë kolegëve të saj. Nuk ka munguar dhe reagimi i Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka reaguar në rrjetin social Tëitter për fitoren e Duas.

“Urime të sinqerta për Dua Lipën për dy çmimet e saja Grammy. Derisa po e festojmë 11 vjetorin e Pavarësisë dhe 20 vjetorin e çlirimit, Dua na bëri neve të gjithëve – dhe gjithë botën – që t’i gëzohemi forcës, talentit dhe rimëkëmbjes së femrave të Kosovës”, shkruajti Presidenti Thaçi.

/Ora News.tv/