Dua Lipa do performojë në sheshin "Skënderbej"?

Violinisti shqiptar Olen Cezari dhe babai i Dua Lipës kanë bërë një vizitë në Tiranë për një arsye shumë të mirë.

Ata të dy kanë dalë në sheshin “Skënderbej” dhe kanë shkrepur një imazh duke e shoqëruar me shkrimin: “Ne erdhëm të shohim sheshin mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”.

Mbetet për tu parë nëse do të organizohet edhe në Tiranë festivali “Sunny Hill”. Vitin e kaluar u mbajt në Prishtinë dhe të gjithë të rinjtë u mblodhën për të shijuar performancën e Dua Lipës dhe shumë artistëve të tjerë shqiptarë.



EMISIONET