Dua Lipa dhe Kosova reklamohen në sheshin më të famshëm në botë

Dua Lipa dhe Kosova reklamohen në sheshin më të famshëm

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa nuk di të ndalet me sukseset dhe promovimin e Kosovës në botë.

Ajo është nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë në cmimet “Grammy”. Eventi i madh do të mbahet me 10 shkurt në Los Angeles.

Këto nominime bënë që Kosova të lexohet në sheshin më të njohur të botës, “Times Square”.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në posterin e vendosur në New York.

Vetë këngëtarja e ka shpërndarë në rrjete sociale duke treguar suksesin e saj të rradhës. Projekti i fundit muzikor që solli Dua është kënga “Swan Song”, që do jetë kolona zanore e filmit “Alita: Battle Ange”.


@spotify love on Times Square

EMISIONET