Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka anuluar disa nga performacat e saj në koncertin e Bruno Mars për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ylli i muzikës ka pasur dhimbje të mëdha të dhëmbëve.

22-vjeçarja me anë të një njoftimi në Instagram shprehet shumë e mërzitur që i duhej të anulonte performancat pasi po e shijonte në maksimum turneun e Bruno Mars.

Këngëtarja thotë se do të kthehet në turne sapo të shërohet, por nuk përcakton një datë.

"Më vjen keq që duhet të anuloj disa nga performcat e mia me Bruno Mars. Unë kam pasur dhimbje të tmerrshme për shkak të dhëmbëve dhe dentisti e kirurgu më këshilluan që ti hiqja menjëherë. Po e shijoja kaq shumë këtë turne dhe u mërzita që jeta mori këtë rrugë por shpresoj që të kem një shërim të shpejtë që të kthehem sa më shpejt të jetë e mundur,"- shkruajti Dua.




 

/Ora News.tv/