Drogë për VIP-at, shkatërrohet banda italo-shqiptare e kokainës dhe marijuanës

Drogë për VIP-at, shkatërrohet banda italo-shqiptare e

Shkatërrohet banda e drogës në Itali që furnizonte me doza kokaine e marijuane përsonalitete të rëndësishme VIP, biznesmenë e profesionistë të sektorëve të ndryshëm.

Policia italiane e qytetit të Arezzos ka ekzekutuar gjatë ditës së sotme një mega operacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një bande shqiptaro-italiane trafikantësh droge.

Trafiku i drogës kryhej me anë të porosive telefonike e më pas bëhej dorëzimi në banesat e klientëve.

Operacioni i ekzekutuar në komunat e Arezzo, Talla e Montevarchi në provincën e rajonit të Toskanës, çoi arrestimin e 11 personave, 5 prej të cilëve u arrestuan në flagrancë.

Ky operacion i Policisë së Arezzos ka nisur hetimet në shkurt të 2017 duke zbardhur një rrjet të sofistikuar trafikantësh droge i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, të cilët kishin një klientelë të zgjedhur që e furnizonin me kokainë mjaft të pastër si dhe me marijuanë të cilësisë mjaft të mirë.

Çdo dozë kokainë shitej 60 euro. Porositë e drogës merreshin me anë të thirrjeve telefonike, përdoruesit e të cilëve mbanin emra falso.

Gjatë muajve të hetimeve, policia italiane ka verifikuar rreth 500 raste të shitjes së kokainës, nga ky grup trafikantësh.

Përgjatë ekekutimit të urdhër arrestimit u sekuestruan rreht 350 gramë kokainë, 500 gramë marijuanë, 350 gramë substanca përzierëse për përgatitjen e drogës si dhe instrumente për prejrjen e konfeksionimin e dozave.

Përgjimet telefonike kanë vërtetuar se anëtarët e kësaj bande për të komunikuar mes tyre përdorinin fjalë në kod.

Si p.sh për të informuar mbi praninë e forcave të rendit në territorin ku ata trafikonin drogë përdorej fjala në kod "kafshë të këqija".


EMISIONET