Dy grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike kryesisht kanabis sativa janë goditur nga Policia në Krujë dhe Elbasan. Në pranga kanë përfunduar 8 persona, ndërsa 3 janë në kërkim. Ndërkohë në zonat malore të Krujës, vijojnë kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Ky është momenti kur forcat e Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës goditën një grup të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga janë venë Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushë Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari, banues në Tiranë.

Policia ndërhyri në kohën kur ata ishin duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, të ndarë në doza të vogla, gati për shitje.

Policia nuk e bën të ditur sasinë e kapur të drogës, por burimet thonë se ishte e konsiderueshme.

Ndërkohë në kuadër të luftës ndaj kultivimit të bimëve narkotike, forcat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë disa aksione në zonat malore të Krujës e Fushë Krujës.

Policia nuk ka përcjellë informacion zyrtar, por burimet thonë se janë asgjësuar parcela me bimë narkotike.

Ndërkohë në Elbasan, finalizimi i operacionit antidrogë i koduar “Palestra”, goditi një tjetër grup të shpërnarjes së lëndëve narkotike.

Në pranga përfunduan katër persona, ndërsa tre tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë aksionit u sekuestruan 11 kg hashash.


/Ora News.tv/