Sezoni 2017-2018 është i Mohamed Salah. Sulmuesi afrikan i cili u transferuar në merkaton  e verës nga Roma drejt Liverpool është kthyer në një makineri golash për "The Reds".

30 gola në 32 paraqitje e kanë kthyer Salah në një nga sulmuesit më produktiv të Premier League, me yllin egjiptian që këtë fundjavë theu dhe rekordin e ish-bomberit të Chelsea, Didier Drogba.

Por si arriti Salah të thyente këtë rekord dhe të ishte kaq i saktë përpara portës. Enigma zgjidhet nga ish-shoku i skuadrës tek "Blutë e Londrës" Drogba që në një intervistë për "BBC" zbuloi:

"Ai është i paparashikueshëm. Kur ishim tek Chelsea ai më shkruante: Nuk shënoi dot, nuk e di pse. Unë i thashë: Është thjesht çështje kohe dhe vetëbesimi.Kur keni besim, gjithçka mund të ndodhë dhe tani mund të shihni se ai po shënon gola.

"Unë pashë se si ai u përmirësua gjatë viteve. Ai duhej të shkonte në Itali për të luajtur dhe pastaj të kthehej në Angli të tregonte se ai është lojtari që gjithmonë besonim se ai ishte

"Ajo që ai ka bërë me ekipin kombëtar, si dhe aftësia për të kualifikuar kombëtaren e tij në Botërorin e Rusisë e vërtetoi këtë gjë. Ai është duke u bërë një shef dhe një lider. Po e bën si tek ekipi kombëtar dhe tek Liverpool."- tha Drogba.

Nga kjo formë e mirë e Salah ka përfituar dhe Liverpool që këtë sezon ka prekur gjysmëfinalen e Champions League, ku do diskutojë kalimin në finale me Romën, dhe momentalish mban vendin e tretë në Premier League, pas dy skuadrave të Manchester-it.

/Ora News.tv/