Është Drita fituesja e Superkupës së Kosovës për sezonin 2017-2018. Gjilanasit ngritën trofeun e Superkupës pas triumfit kundër Prishtinës me rezultatin 2-1.

Në një atmosferë fantastike në "Fadil Vokrri" ishte ekipi i Mirel Josës që kaloi i pari në avantazh, me një super gol të Mankendas. Reagimi i Dritës erdhi në fraksionin e dytë, me Gurbeshi që vendosi baraspeshën duke u treguar i saktë nga 11 metërshi, ndërkohë që Haxhimusa përmbysi gjithçka.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi 2-1 për Gjilanasit. Theksojmë se kjo ishte Superkupa e parë për kampionin e Kosovës, Dritën.

/Ora News.tv/