Moderatori i njohur, Drini Zeqo i ftuar në ‘Mos i Fol Shoferit’ nga Rudina Dembacaj ka treguar se cfarë reagimi merr nga njerëzit. Përgjigja e tij është po aq qesharake dhe shokuese në të njëjtën kohë.

“Unë personalisht urrehem në maksimum. E kam shumë të mirë, dhe me të vërtetë e kam patur që në fillimet e mia këtë gjë dhe më ka dhënë shumë kurajo. Në fillim nuk e kuptoja se më dukej diçka që ishte për të gjithë. Me kalimin e kohës e kuptova që jo të gjithë njerëzit i donin ata që dilnin në ekran. Dhe së fundmi kam kuptuar që mirë është të mos të të duan të gjithë”, u shpreh ai.

Pas kësaj, Drini shtoi se është më e mirë të mos e duan të gjithë pasi njerëzit e tillë janë të mërzitshëm.   

/oranews.tv/

/Ora News.tv/