Një ndër figurat publike të televizionit shqiptar, Drini Zeqo pothuajse asnjëherë nuk është bërë pjesë e faqeve rozë për romancat e tij.

I ftuar në ‘Mos i Fol Shoferit’ nga Rudina Dembacaj ai është pyetur nëse ka një femër në jetën e tij.

Pjesë nga biseda:

Rudina Dembacaj: A ka një femër në jetën tënde Drini?

Drini Zeqo: Tani që flasim?

Rudina Dembacaj: Po tani që flasim.

Drini Zeqo: Po ka nja 35, 36, 37. Shiko, femër në një lidhje serioze nuk jam. Kam disa variante. Unë jam në një moshë tani që njeriu duhet të vendosë për diçka.

Rudina Dembacaj: Drini nëse nuk e ke personin nuk ka rëndësi mosha.

Drini Zeqo: Edhe unë këtë them, nuk ka ardhur njeriu jo se nuk ka ardhur momenti.

Rudina Dembacaj: Po këta njerëzit që i ke rrotull?

Drini Zeqo: Janë histori të bukura. Njëra ka seksin, tjetra ka çdo gjë nga një gjë të vecantë.

Rudina Dembacaj: Të ka ndodhur ndonjë ‘one-night-stand’ i themi ne që jemi shumë modernë?

Drini Zeqo: Nuk jam shumë tipi i one night stand por më ka ndodhur.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/