Dridhet ura Morandi, zgjerohet zona e rrezikut të shembjes

Dridhet ura Morandi, zgjerohet zona e rrezikut të shembjes

Një alarm i ri rreziku është identifikuar në zonën e shembjes së urës Morandi në Genova.

Gjatë natës, si dhe mëngjesin e sotëm janë ndier zhurmë dridhëse në pjesët e urës që ka mbetur ende në këmbë si edhe janë rrëzuar disa pjesë betoni të saj.

Alarmi është dhënë nga banorët e zonës përreth.

Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërprerë operacionet e rikuperimit të objekteve personale të banorëve të 11 pallatave të evakuara.

Ekipet e specilistëve po verifikojnë situatën në terren, ndërkohë që janë shtuar postoblloqet e ndalimit të hyrje-daljes së qytetarëve në zonën pranë urës.

Policia Financiare italiane prej mëngjesit të sotëm gjendet në drejtorinë e veprave publike të Genovas për verifikimin e dokumentacionit mbi procesin hetimor ndaj shembjes së urës Morandi.

Shoqëria e mbikqyrjes së rrugës ku ndodhej ura Morandi, Autostrade per l'Italia, ka deklaruar se prej orës 11 të ditës së sotme kalimi i automjeteve në autostradën pranë urës Morandi do të jetë falas.

Ndërkohë brenda ditës së sotme priten të sistemohen në banesa të reja 11 familjet e para nga mbi 660 banorë të evakuar. Brenda kësaj jave Bashkia e Genovas ka premtuar sistemin e 40 familjeve të tjera.

EMISIONET