Ngjitja në kreu të Superligës është një sinjal i mirë për Partizanin, që vijon të tregojë një formë të kënaqshme.

Por, pas fitores me Kastriotin, skuadra e "demave të kuq" do të përballet me Laçin, një duel delikat dhe që kërkon shumë imponim. Në prag të kësaj sfide, drejtuesit e Partizanit kanë njoftuar se në përballjen ndaj kurbinasve ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit.

Ndërkohë klubi ka nxjerr një shitje biletat për tifozët që duan ta shikojnë nga shkallët e stadiumit këtë 90 minutësh.

Njoftimi i klubit Partizani në "Facebook"

Klubi njofton se në prag të përballjes ndaj Laçit ka vendosur të shlyejë financiarisht dënimin e Komisionit të Disiplinës, duke i mundësuar tifozerisë të jetë prezent në stadiumin “Selman Stërmasi” në mbështetje të ekipit. Ftojmë të gjithë familjen e kuqe në stadium, të dielën të dhurojmë një atmosferë festive në përkrahje të skuadrës në këtë moment mjaft pozitiv të sezonit, ku me meritë pas 12-të javëvekryesojmë të vetëm.

Çmimet e biletave në Tribunat respektive do të jenë:

Biletat në Tribunat A1, A2 dhe B1 , B2 do të kushtojnë 1 500 Lek

Biletat në Tribunat: C1,C2,D1,E,F,G1,G2,H1,H2 do të kushtojnë 400 Lek

Tifozeria kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat:A1,A2,B1,B2,C1,C2,D1,E,F,G1,G2

Tifozeria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: H1, H2

Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Premte ora 11:00 deri 19:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Gjithashtu Biletat mund ti gjeni edhe pranë dyqaneve “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9 katëshet pranë Ushtarit të Panjohur.



/Ora News.tv/