Drejtuesit mohojnë akordin, Aubameyang një lojtar i Dortmund-it

Drejtuesit mohojnë akordin, Aubameyang një lojtar i Dortmund-it

Pierre Emerick Aubameyang nuk do të transferohet te skuadra kineze e Guangzhoi Evergrande.

Drejtuesit e Borussia Dortmund i kanë mohuar kontaktet me skuadrën kineze dhe aq më tepër se ata kanë rënë dakord me Guangzhou Evergrande për transferimin e sulmuesit gabones në Super League-n kineze.

Aubameyang konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Deri tani 27-vjeçari ka shënuar 21 gola në të gjithë kompeticionet, duke u kthyer kështu si objektiv i disa skuadrave, me Realin e Madridit dhe Liverpool-in që janë prej kohësh në ndjekje të sulmuesit.

EMISIONET