Drejtuesit e pezulluan për dy javë, mesfushori i Luftëtarit njofton largimin

Drejtuesit e pezulluan për dy javë, mesfushori i Luftëtarit

Vendimi drastik i drejtuesve të Luftëtarit ka sjellë edhe pasojat e para te skuadra gjirokastrite. Albano Aleksi, i pezulluar me 2 takime nga drejtuesit, ka zyrtarizuar largimin nga klubi bluzi. Lajmi e ka konfirmuar përmes një statusi në rrjetin social "Instagram".

"Cuna shum falemderit per cdo qe kaluam bashke si ne te mir edhe ne te keqe do mungoni shum jeni me te miret my brothers"-shkruan Aleksi.

Këtë sezon, 26 vjeçari ka qënë titullar i padiskutueshëm në mesfushën e gjirokastritëve, ku ka shënuar edhe 2 gola. Nuk dihet ende se kush do të jetë e ardhmja e Aleksit, por merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë.

EMISIONET