Drejtori sportiv "ironizon" me Skënderbeun: Dhuna u denoncua pasi nuk morët 3 pikët

Drejtori sportiv "ironizon" me Skënderbeun: Dhuna u denoncua pasi

Drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat ka deklaruar se dhuna e ndodhur në Fushë-Krujë do të zbehej nëse Skënderbeu do të kishte fituar ndeshjen, teksa theksoi se ky fenomen nuk është prezent vetëm në Shqipëri. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Firat tha:

"Nuk është një problem i futbollit shqiptar, por që ndodh në të gjithë futbollin botëror. Natyrisht gjithçka ka ndodhur, por duke mos pasur fakte, nuk mund të themi asgjë. Dhuna është shumë e dëmshme. Nëse ka dhunë fizike dhe psikologjike, FSHF duhet të marrë masa dhe të vendos për ta anuluar apo jo ndeshjen. Nëse Skënderbeu do e kishte fituar ndeshjen nuk do bëhej kaq e madhe."-përfundoi drejtuesi i kuqebluve.


EMISIONET